11 gola me Kombëtaren, Sadiku futet në histori, kalon Kushtën dhe Taren
Arena

11 gola me Kombëtaren, Sadiku futet në histori, kalon Kushtën dhe Taren

14 Nëndor 2017 | 13:42

Me dygolëshin e realizuar në pjesën e parë në miqësoren kundër Turqisë në Antalia, Armando Sadiku ngjitet në kuotën e 11 golave me fanellën e kombëtares shqiptare.

Sulmuesi elbasanas futet në historinë e kuqezinjve si golashënuesi i katërt me më shumë rrjeta.

Me dygolëshinn ndaj turqve, 26-vjeçari kaloi dy legjenda të futbollit shqiptar si Sokol Kushta dhe Igli Tare, ndërsa barazoi Hamdi Salihin dhe Altin Rrakllin me nga 11 rrjeta.

Para sulmuesit elbasanas qëndrojnë Ervin Skela me 13 gola, Alban Bushi me 14 dhe Erjon Bogdani me 18 rrjeta, që është edhe golashënuesi më i mirë i kuqezinjve.

Me ketë ritëm që ka nuk është çudi që brenda dy vitesh Sadiku të thyej çdo rekord dhe të hap një faqe të re për Kombëtaren.

Ajo që bie në sy, është se Sadiku ka një mesatare të shkëlqyer golash në krahasim me sulmuesit e tjerë që janë në këtë klasifikim. Statistikën më të mirë e ka vetëm Qamil Teliti, i cili ka luajtur në vitet 1946–1952 dhe ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje.

Më të lexuarat

Tribuna

Email