​United nis bisedimet me De Gean për kontratën e re
Arena

​United nis bisedimet me De Gean për kontratën e re

18 Janar 2018 | 22:21

Klubi anglez insiston për ta mbajtur për një kohë të gjatë portierin spanjoll.

Manchester United ka nisur bisedimet me David De Gean për nënshkrimin e kontratës së re që do të bënte Real Madridin të hiqte dorë përfundimisht nga ai.

27-vjeçari është objektiv i kampionëve të Evropës tash e sa kohë dhe në vitin 2015 transferimi i tij në Bernabeu kishte dështuar për një vonesë në dokumentacion në sekondat e fundit të afatit kalimtar veror, transmeton KosovaPress.

Duke parë që Reali është i gatshëm të bëjë një ofertë të re prej 62 milionë funtesh, United dëshiron ta mbyll sa më parë çështjen e kontratës së De Geas për ta blinduar portierin edhe për disa vite tjera në Old Trafford.

Kontrata aktuale e De Geas me ‘Djajtë e Kuq’ skadon në verën e vitit 2019.

Më të lexuarat

Tribuna

Email