​Shtyhet përballja mes Sampdorias dhe Romës, kjo është arsyeja
Arena

​Shtyhet përballja mes Sampdorias dhe Romës, kjo është arsyeja

09 Shtator 2017 | 12:25

Ballafaqimi i paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Moti i keq që pritet të mbretëroj gjatë kësaj fundjave në Itali, ka rrezikuar zhvillimin e shumë ndeshjeve të Serie A.Dueli i parë që është shtyrë për shkak të motit të keq është ai në mes të Sampdorias dhe Romës, njofton Federata e Futbollit të Italisë. Qyteti i Gjenovas pritet të përfshihet nga një shi i madh gjatë vikendit që do ta bënte të pamundur zhvillimin e një ndeshjeje futbolli. Mediat në Itali kanë shkruar se në rrezik është edhe ndeshja mes Lazios dhe Milanit e cila luhet të dielën në Olimpico.

Më të lexuarat

Tribuna

Email