​Robben kritikon Bayern-in edhe pas fitores ndaj Anderlecht
Arena

​Robben kritikon Bayern-in edhe pas fitores ndaj Anderlecht

14 Shtator 2017 | 8:48

Bayern Munchen mund të kenë fituar 3-0 ndaj Anderlecht, por Arjen Robben nuk ishte i impresionuar me performancën e ekipit.
Holandezi e ka kritikuar ekipin e tij, pasi nuk arritën të shënojnë më shumë gola, ndaj Anderlecht-it, me vetëm 10 lojtarë.Sven Kums ishte ndëshkuar me karton të kuq që në minute e 11-të, duke shkaktuar penalti, të cilën e realizoi Robert Lewandowski. Rezultati mbeti 1-0 deri në minutën e 65-të, kur Alcantara shënoi për 2-0, me Kimmich që e vulosi fitoren 3-0 të ‘Bavarezëve’, në minutën e 90-të.“Normalisht nëse e fiton një ndeshje të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0 është mirë. Por nëse fiton penalti pas 10 minutave, udhëheq 1-0, dhe pastaj luan tërë ndeshjen me një lojtarë më shumë, duhet të jeni më agresiv dhe më të vendosur. Duhej të shënonim më shumë, dhe nuk e bëmë këtë. Më vjen keq për fansat”, ka thënë Robben.33 vjeçari luajti 90 minuta në fitoren e Bayern Munchen, ndaj Anderlecht, të martën.

Më të lexuarat

Tribuna

Email