​Për Tottenhami-n, ndeshja me Dortmund shihet si ‘finale’
Arena

​Për Tottenhami-n, ndeshja me Dortmund shihet si ‘finale’

13 Shtator 2017 | 16:17

Menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino e ka vlerësuar ndeshjen me Borussia Dortmund, si një ndeshje të rëndësisë së veçantë.
Sezoni i kaluar la shumë për të dëshiruar për nën-kampionët anglezë, pasi u eleminuan në grupet e Ligës së Kampionëve, në një grup i cili në fillim nuk u duk i vështirë, me Monaco, Leverkusen dhe CSKA Moskva, si kundërshtarë të ‘Spurs’.Këtë edicion, Tottenham janë në një nga grupet më interesante të Ligës së Kampionëve, me Real Madrid, Dortmund dhe APOEL, pjesë të grupit në të cilin gjenden anglezët. “Të fillosh mirë është një nga gjërat më të rëndësishme. Ndeshja ndaj Dortmund si një finale”, ka thënë Pochettino.

Më të lexuarat

Tribuna

Email