​Pau Gasol shënuesi më i mirë në histori të Eurobasket
Arena

​Pau Gasol shënuesi më i mirë në histori të Eurobasket

09 Shtator 2017 | 12:37

Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol ka arritur të thyejë rekordin si shënuesi më i mirë në histori të kompeticionit evropian, Eurobasket.
Një 3 pikësh i Gasol, në çerekun e dytë të ndeshjes kundër Hungarisë, ka bërë që 37 vjeçari të arrijë kuotën e 1105 pikëve, duke thyer rekordin e francezit Tony Parker, i cili kishte shënuar 1104 pikë, në Eurobasket.“Natyrisht, ky ishte një qëllim që e kisha në mendje, dhe dëshiroja ta arrija atë. Tani nuk ka asgjë individuale, duhet të luftojmë për ekipin”, ka thënë Gasol. Gasol tani kryeson listën e shënuesve me 1111 pikë, duke lënë prapa Tony Parker-in me 1105 pikë, dhe Dirk Nowitzki-n me 1052 pikë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email