​Paraqitjet e Moratas impresionojnë Drogban
Arena

​Paraqitjet e Moratas impresionojnë Drogban

12 Shtator 2017 | 8:53

Didier Drogba ka lavdëruar sulmuesin e ri të Chelseat.
Fillimi i sezonit për Alvaro Moratan ka qenë i jashtëzakonshëm me fanellën e Chelseat.Sulmuesi spanjoll këtë verë u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë, për 80 milionë euro. Legjenda e ‘Bluve’, Didier Drogba ka thënë se është i impresionuar nga spanjolli, që edhe këtë javë ka realizuar gol në fitoren 2:1 të Chelseat ndaj Leicester Cityt. “Ai është duke shënuar gola që janë vendimtarë në fitore, kështu që jam i lumtur për të dhe për klubin gjithashtu”, ka thënë Drogba. “Shënimi i golave është shumë i rëndësishëm. Kur një sulmues transferohet në një ekip të ri, njerëzit kanë pritje të mëdha nga ai dhe Morata po bën një punë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar ish-futbollisti i Chelseat. Morata ka shënuar 3 gola dhe dy asistime në katër xhirot e para.

Më të lexuarat

Tribuna

Email