​“Ozili nuk duhet të shkojë në Manchester United”
Arena

​“Ozili nuk duhet të shkojë në Manchester United”

12 Tetor 2017 | 14:33

Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Karl-Heinz Riedle, ka thënë se Mesut Ozil nuk duhet të transferohet në Manchester United, por të rikthehet në Bundesligë.
Mesfushori i Arsenal-it do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe mediat angleze kanë spekuluar rreth një transferimi të mundshëm në ‘Old Trafford’.“Ka spekulime se ai do të shkojë te Manchester United, por ai nuk duhet ta bëjë këtë. Ai është një lojtar fantastik dhe do të dëshiroja të rikthehet në Bundesligë”, ka thënë Riedle. Mediat angleze kanë shkruar se Arsene Wenger është i gatshëm ta shesë mesfushorin gjerman për 20 milionë funta në janar, nëse ai nuk pranon të nënshkruajë kontratë të re me ‘Topçinjtë’.

Më të lexuarat

Tribuna

Email