​‘Messi edhe disa herë do të jetë më i miri në botë’
Arena

​‘Messi edhe disa herë do të jetë më i miri në botë’

08 Gushtë 2017 | 19:31

Willian insiston se Leo Messi do të jetë sërish lojtari më i mirë në botë
Sulmuesi i Chelseat, Willian është një fans i madh i lojës së Leo Messit, edhe pse e pranon se Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë të jashtëzakonshëm.

Ai madje beson se Messi edhe disa herë të tjera do të jetë lojtari më i mirë në botë.

“Messi, Neymar ose Ronaldo? Që të tre janë lojtarë të jashtëzakonshëm, ata kanë kualitetet e tyre dhe dallimet. Më pëlqejnë të tre, por mendoj se Messi ende do të jetë më i miri në botë edhe disa herë të tjera”, tha Willian për Goal.com.

“E di që Ronaldo është shumë afër që ta fitojë një tjetër Top të Artë këtë sezon, por më pëlqen stili i Messit. Më të vërtetë më pëlqen edhe Neymar, por më shumë Messi”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email