​Marotta: Iniesta nuk vjen te Juve
Arena

​Marotta: Iniesta nuk vjen te Juve

13 Shtator 2017 | 16:19

Juventusi dorëzohet për transferimin e Andres Iniestas.
Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta duket se ka hequr dorë nga transferimi i Andres Iniestas në Torino. Ai ka thënë se mesfushori spanjoll nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe se Juve nuk mund të bëjë asgjë më shumë për ta bindur atë të transferohet në Itali. “Iniesta është një kampion i madh, por ka kontratë me Barcelonën dhe do ta vazhdojë atë”.“Marrëveshja mes tij dhe klubit të Barcelonës është afër, pasi për ta ai është shumë i rëndësishëm, prandaj nuk besoj se do të largohet nga Spanja”, ka deklaruar Marotta.Iniesta ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Juventusit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email