​La Liga propozon që ndeshjet kampionale të luhen jashtë Spanjës
Arena

​La Liga propozon që ndeshjet kampionale të luhen jashtë Spanjës

09 Shtator 2017 | 12:30

Real Madridi dhe Barcelona mund të luajnë disa ndeshje të La Ligës jashtë Spanjës.
Një propozim i çuditshëm nga Javier Tebas, presidentit të La Ligës, i cili mendon ta zgjerojë kampionatin spanjoll, duke zhvilluar ndeshje edhe në shtete të tjera.Sipas tij projekti është ende në fazat fillestare dhe po studiohet me shumë kujdes dhe ka për qëllim rritjen e të ardhurave për kampionatin spanjoll në nivele ndërkombëtare. Ndeshjet mund të zhvillohen në SHBA ose Kinë, dy vende këto që janë të gatshme të mirëpresin skuadrat spanjolle, derisa mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i vetë klubeve për këtë iniciativë. Të njëjtën gjë e ka provuar edhe Premier Liga në vitin 2008, por propozimi ishte refuzuar ashpër duke filluar nga politikanët e deri te tifozët.

Më të lexuarat

Tribuna

Email