​Juventusi me shumë mungesa ndaj Barcelonës
Arena

​Juventusi me shumë mungesa ndaj Barcelonës

12 Shtator 2017 | 8:54

Kampioni i Italisë me telashe të mëdha me lëndimet.
Në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve për këtë edicion, Juventusi po ballafaqohet me lëndime të shumta.‘Zonja e Vjetër’ ka udhëtuar drejt Barcelonës ku do të ndeshet nesër në Camp Nou me katalansit e hendikepuar pa disa futbollistë të rëndësishëm. Trajneri Massimiliano Allegri nuk ka ftuar për këtë sfidë, Claudio Marchision, Giorgio Chiellinin, Mario Mandzukiç, Benedikt Howedes, Sami Khediran dhe të suspenduarin Juan Cuadrado. Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme: Buffon, De Sciglio, Benatia, Pjanic, Higuain, Dybala, Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Merio, Caligara.

Më të lexuarat

Tribuna

Email