​Isco: Te Reali për shumë vite
Arena

​Isco: Te Reali për shumë vite

07 Shtator 2017 | 21:15

Isco shumë shpejt pritet ta vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Ndonëse ende nuk e ka vazhduar kontratën me Realin, Isco ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit që dëshiron të jetë pjesë e Los Blancos për shumë vite të tjera.

Kontrata aktuale e Iscos me kampionët e Evropës skadon në verën e ardhshme, derisa ai është në bisedime për ta vazhduar atë, transmeton KosovaPress.

“Dua të jem pjesë e Realit për një kohë të gjatë, për shumë vite”, ka thënë spanjolli për Cadena Ser.

“Qëllimi im ka qenë të jem i suksesshëm në Madrid, edhe në kohën kur luaja më pak”.

“Tani që po kam më shumë hapësira, po ndihem i rëndësishëm në këtë skuadër, prandaj dua të vazhdoj të luaj këtu”, ka thënë në fund Isco.

Më të lexuarat

Tribuna

Email