​Infektohet pas depilimit të këmbëve, Asensio nuk luan ndaj APOEL-it
Arena

​Infektohet pas depilimit të këmbëve, Asensio nuk luan ndaj APOEL-it

13 Shtator 2017 | 16:20

Një ‘lëndim’ i çuditshëm për yllin e Real Madridit.
Marco Asensio nuk ishte përfshirë në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj APOEL Nicosias.Sot mediat në Spanjë tregojnë arsyen e vërtetë të mungesës së 21-vjeçarit ndaj ekipit nga Qipro. Asensio ka marrë një infeksion gjatë depilimit të këmbëve dhe nuk është në gjendje të luajë në këtë sfidë.Ky është një prej lëndimeve më të çuditshme që kanë ndodhur në futboll dhe ende nuk dihet nëse spanjolli do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës në La Liga që Reali e zhvillon ndaj Real Sociedadit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email