​Buffon: Na goditi sfida me Spanjën
Arena

​Buffon: Na goditi sfida me Spanjën

08 Tetor 2017 | 8:54

Italia po përjeton një moment të vështirë dhe këtë e tregon barazimi 1-1 me Maqedoninë në ndeshjen e parafundit të Eliminatoreve të Botërorit 2018.
Një rezultat ky që e detyron skuadrën e Venturës që të mendojë të marrë me çdo kusht pikë në ndeshjen e së hënës me kombëtaren shqiptare nëse dëshiron që të shkojë në Botërorin e Rusisë qoftë edhe me anë të “play off”-it.Për portierin legjendar të Italisë, Gianluggi Buffon, “të kaltrit” e ndjejnë ende goditjen e marrë në “Bernabeu” në ndeshjen ndaj Spanjës që u reflektua edhe këtë radhë.“Bëmë paraqitje të mira në pjesën e parë të eliminatoreve, po përmirësoheshim shumë”, tha Buffon. “Por ndeshja me Spanjën na goditi psikologjikisht. E kemi vuajtur dita ditës, madje vazhdojmë ta ndjejmë atë humbje”.Buffon, si veterani i skuadrës ka detyrën për të udhëhequr një skuadër që duket në depresion të plotë duke shtuar se të gjithë duhet të tregojnë karakter në momentet më të vështira duke iu referuar fërshëllimave të publikut në sfidën e së premtes.“Futbollistë si unë me 20 vjet eksperiencë, duhet të gjejmë forcën për të udhëhequr më të rinjtë”, vijoi Buffon.“Për t’i kaluar çaste të tilla kaq të vështira duhet të tregojmë karakter dhe personalitet. Fërshëllimat e publikut janë një mënyrë për të treguar mosaprovimin për lojën e skuadrës dhe këtë radhë ishin mëse të justifikuara”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email