​Ancelotti te Kroacia?
Arena

​Ancelotti te Kroacia?

19 Tetor 2017 | 11:52

Kroacia e ka kontaktuar Carlo Ancelotti-n për t’i kërkuar atij që ta udhëheqë përfaqësuesen në botërorin ‘Rusia 2018’.
Kroatët duhet të luajnë dy ndeshje në play-off ndaj Greqisë në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për në Kupën e Botës, ku dëshirojnë që atje t’i udhëheqë një menaxher me përvojë si italiani.Ish-menaxheri i Bayern Munich-ut është i papunë që nga shkarkimi nga ‘Bavarezët’ në fund të muajit të kaluar, dhe nuk dëshiron të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në nivelin ekipor deri në sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë thuhet se Federata e Kroacisë do t’i bëjë atij një ofertë që ta udhëheqë skuadrën në botëror gjatë verës, dhe pastaj të jetë i lirë që të vendosë për të ardhmen e tij. Ancelotti shihet si menaxheri ideal i cili mund të nxjerrë më të mirën nga skuadra e talentuar e Kroacisë, e cila në vete ka lojtarë të mëdhenj si Luka Modriç, Ivan Rakitiç, Ivan Perisiç, Mario Mandzukiç e të tjerë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email