Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

E dashura e Edberit: Nuk jam xheloze

11:20 / E diel, 21 Prill 2013
0

Arbenita, e dashura e Edberit, deklaroi në studion e ‘Fan Club’ se nuk është xheloze për marrëdhënien e ngushtë që Edberi ka vendosur në shtëpi me disa prej femrave.

“Ai e ka bërë me dije që më priste mua jashtë dhe nuk jam xheloze, por duhet të them se më ka habitur afrimi i Jonildës. Ajo kishte dikë tjetër jashtë që e priste. Gjithsesi, unë kam besim tek Edberi. E di kur ai e pëlqen vërtet një femër. Edberi gjithmonë ka pasur fanse edhe jashtë, tani që ka hyrë në Big Brother ka edhe më shumë”, deklaroi Arbenita.

“Kur rri 24 orë me të njëjtët persona, ndodhin edhe gjëra të tipit “fjetje miqësore” me njëri-tjetrin.” Kështu e shpjegoi Arbenita faktin se Edberi ka ndarë shtratin me konkurrentet e Big Brother dhe momentet intime të tij me Jonildën, Elenën, Joanën dhe Riken.

Mbrëmjen e së shtunës Arbenita pranoi të lidhej me Edberin pasi ky i fundit i kishte propozuar para se të hynte në shtëpinë e Big Brother

“Vëllai i Madh” organizoi një rreng duke vënë përballë njëra-tjetrës Riken, me të cilën ai po ngatërronte banorët e tjerë duke lënë të kuptonin se ishin të martuar dhe vajzën që në të vërtetë ai do. Në fakt, ishte vetëm një lojë për Edberin, pasi më pas e priti surpriza e vërtetë.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 30 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda