Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Arena, gazeta me e re sportive në Kosovë

11:21 / E enjte, 15 Gusht 2013
1

Pas riformatimit të “Tribunës” para më shumë se gjashtë muajsh, kjo gazetë vazhdon të sjellë risi në tregun medial të Kosovës.

“Tribuna”, nga sot (e enjte) ka filluar me botimin e edicionit special të së përditshmes sportive “Arena”.

Kur para gjashtë muajsh “Tribuna” është vendosur në stendat e kioskave nëpër Kosovë, ka qenë joreale të pritet që qytetari kosovar do ta vërejë menjëherë ndryshimin e menysë së gazetave që i ofrohen në tregun e vogël medial.

Në fakt krejt çka kanë vërejtur lexuesit në pamjen e jashtme është ngjyra e veçantë e letrës.
Por në realitet, lexuesit kosovar nuk i ishte shtuar vetëm edhe një gazetë.

Para gjashtë muajsh, kosovarët patën një mundësi më shumë për t`u informuar. Dhe nuk ishte mundësi dosido sepse në gjashtë muaj Tribuna, pos si gazetë ndryshe, arriti të dëshmohet si media profesionale, e paanshme dhe mbi të gjitha media që tejkalon agjendën ditore.

Tash e tutje, “Tribuna” vjen edhe më e plotësuar, me edhe më shumë opinione, tregime, këshilla praktike që do ta relaksojnë ditën e lexuesit.

Mbi të gjitha, “Tribunës” i bashkohet “Arena”. Në të, si asnjëherë më parë, pretendojmë që shoqërisë kosovare t’i ofrojmë një platformë serioze të informimit dhe debatimit për sportin.

Megjithatë, në Arenë nuk do të ketë vetëm sport. Aty do të ketë garë, ku fituesi i vetëm do të jetë lexuesi.

Edhe pse me një gazetë sportive më shumë, Tribuna do të vazhdoj të shitet për vetëm 20 centë.

Pra, Tribunën bashkë me Arenën mund t’i merrni për vetëm 20 centë.

 

 

  • Vushtrri

    17:29 / E enjte, 15 Gusht 2013
    Bravo gazeta TRIBUNA. Jam nga qyteti i Vushtrrisë dhe ju lexoj - blej vazhdimisht. Jeni vetem 20 cent dhe prap na sjellni risi. Ju faleminderit ju uroj suksese ne punen e juaj.
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 18 Prill 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda